Në vazhdimësi të promovimit ndërkombetarisht të kinematografisë shqiptare, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Qendra Kinematografike e Kosovës, u riparaqitën në tregun e filmit ne Cannes me një hapësirë të përbashkët.
Përpos prezantimit të produksioneve të fundit shqiptare në faza të ndryshme, u zhvilluan, nga stafi i QKK, takime për të promovuar Shqipërisë, si një vend atraktiv e me lokacione unike, te produksionet e huaja.
Takime të tjera u zhvilluan me drejtues të programeve të rendësishme të sektorit dhe programues të festivaleve të ndryshme ndërkombëtare të filmit. Diskutime të tjera u zhvilluan me kolegë të qendrave të tjera të filmit dhe përfaësues të institucioneve kinematografike ndërkombëtare.
Regjisorë dhe producentë shqiptarë ishin, gjithashtu, pjesë e këtij edicioni.
Vecanti për Shqipërinë këtë vit ishte përzgjedhja e regjisorit dhe producentit shqiptar Gentian Koçi, nga European Film Promotion për programin «Producers on the Move», me projektin e tij me te ri «Cold Sun» për t’u promovuar edhe takuar me producentë, distributorë dhe figura të rëndësishme të industrisë.