Një hapësirë e re e artit dhe filmit në Tiranë

Javën e kaluar, Tiranës ju shtua edhe një hapësirë e re e artit dhe filmit.

Ish-Kinema AGIMI, i rikthehet publikut artdashës kryeqytetas pas një restaurimi të ambjenteve dhe rimodelimi si «Qendra e Artit AGIMI», nga Agjencia e Industrisë Kreative dhe Bashkia Tiranë.

Hapësira të vogla brenda kësaj qendre ofrohen për t’u shfrytëzuar për artistët dhe pjesëtarët e industrisë kreative në Shqipëri. Ekspozita, evente kreative, shfaqje filmash, etj, do jenë pjesë e programit të kësaj qendre.

Ceremonia e hapjes u bë më 31 maj 2023, në prezencë të shumë personaliteteve të fushës, Ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti, dhe Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj.


Shënim: Fotografitë e përdorura janë marrë nga faqja e Ministrisë së Kulturës.