Të premten, në qytetin e Tuzit u mbyll aktiviteti me titull «Ditët e Filmit Shqiptar në Malin e Zi».
Ky aktivitet u organizua në kuadër të Marrëveshjes së Bashkepunimit lidhur mes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Malazeze të Filmit dhe në vazhdimësi të aktiviteteve të tjera të përbashkëta në kuadër të një bashkëpunimi më të gjerë me partnerët malazeze, nën moton «Filmi, si vegël për dialogun interkulturor».
I pari aktivitet i këtij lloji në Malin e Zi, në datat 5-8 qershor, në qytetet e Podgoricës, Ulqinit, Gucisë dhe Tuzit u shfaq një program i përbërë nga 2 filma artistikë të gjatë dhe 4 filma të shkurtër, si edhe një program 60-minutësh përbërë nga 7 filma vizatimorë, prodhime të Kinostudios «Shqipëria e Re».
Në hapjen e aktivitetit në Kinotekën Malazeze, ishtin prezent përfaqësues të QKK-së, perfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë, Kryetarja dhe anëtarë të stafi të Qendrës Malazeze të Fimit, regjisorë dhe producentë të ftuar.