Sudabeh Mortezai, skenaristja dhe regjisorja e filmit «Europa», aktualisht në garë në Sarajevë, flet për idenë e filmit dhe eksperiencën e xhirimeve në Shqipëri me prestigjozen Screen International. «EUROPA» u xhirua në Poliçan dhe Berat në pranverën e 2022-shit, në bashkëpunim me ERAFILM PRODUCTIONS.
«Shqipëria ishte vendi perfekt për historinë e filmit tim, një vend i dyzuar mes të shkuarës së vet dhe përpjekjeve për të qenë pjesë e Europës. Përgjithësisht, në 6 javët e xhirimeve në Shqipëri, eksperienca ishte e mrekullueshme. Sfida më e madhe ishte përfshirja e një skene fiktive gjatë pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Isha e magjepsur nga vendi, kultura dhe njerëzit, veçanërisht mikpritja e tyre e sinqertë dhe e ngrohtë…»
Për artikullin e plotë ju lutemi të ndiqni linkun: https://www.screendaily.com/features/sudabeh-mortezai-on-her-sarajevo-world-premiere-europa-there-is-this-arrogant-eurocentric-view-of-the-world/5184860.article