Premiera e filmit dokumentar «Alexander», konkurenti zyrtar i Shqipërisë për OSCAR 2024

Ditën e mërkurë, më datë 4 tetor 2023, në orën 20:00, shfaqet pranë «Cineplexx TEG» premiera e filmit dokumentar me titull «Alexander», me regji të Ardit Sadiku.

Komisioni i posaçëm i përzgjedhjes, i formuar pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, e ka përzgjedhur këtë film si konkurentin zyrtar të Shqipërisë për «Çmimin e Akademisë si Filmi më i Mirë Ndërkombëtar – OSCAR 2024».

Gjithashtu, ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.