Kanë filluar xhirimet e filmit «Gruaja e Shtëpisë», me regji dhe skenar nga Fatos Berisha.
Ky film prodhohet nga shtëpia filmike B2, ndërkaq producent është Liridon Cahani.
Bashkëprodhues i filmit nga Shqiperia është shtepia filmike Artalb Productions, me producent Gentian Koci.
Ky projekt është financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombetare Kinematografike e Shqipërisë.
Xhirimet do të zgjasin 30 ditë dhe xhirimi do te jetë i ndarë ne dy faza.