Nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës Inovacionit të Shqipërisë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) dhe Qendra Kinematografike e Kosovës, edhe këtë vit përfaqësohen me një pavion të përbashkët, në edicionin e 74 të European Film Market (EFM) i cili zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) në datat 15-21 Shkurt 2024.
European Film Market është ndër 3 marketet kryesore të takimit të industrisë ndërkombëtare të filmit dhe medias. Lidhja e ngushtë me Berlinalen si një festival filmi publik dhe pozicionimi i tij në zemër të Berlinit janë karakteristikat përcaktuese të këtij marketi, i cili e ka pozicionuar veten edhe si një platformë për inovacion e ndryshim.
Gjithçka fillon këtu!
IT ALL STARTS HERE!
Gjatë këtyre ditëve në pavionin tonë të përbashkët, Nr. 138, i cili gjendet në Hotel Marriott, Potsdamer Platz, krahas promovimit të kinematogtrafisë se dy vendeve tona, do zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde filmi, partneritete ndërkombëtare, organizues festivalesh, prodhues e distributorë nga e gjithë bota.