U çel pavioni i përbashkët i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (Shqipëri) në Village International Riviera — №138 në marketin e filmit, «Marche du Film», i cili mbahet gjatë datave 14 — 22 maj 2024, përgjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.
Të pranishëm, përveç përfaqësuesve të QKK, janë dhe producentë e kineastë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe kineastë shqiptarë të diasporës, të cilët në takime me producentë, distributorë dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare promovojnë filmat më të fundit të tyre të mbeshtetur nga QKK-ja dhe kërkojnë bashkëpunëtorë për projektet e tyre të ardhëshme.