SEE Cinema Network Awards 2022

Gjatë edicionit të 63-të të Festivalit Ndërkombëtar të Selanikut, Rrjeti i Kinemasë së Evropës Juglindore (SEE Cinema Network) zhvilloi mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të premten më 11 nëntor, në MOmus – Muzeu i Fotografisë së Selanikut. Përfaqësuesit ishin: Arben Lami (ALB), Diomedes Nikita (CY), Athena Kartalou (GR), Aleksandra Božović (MNE), Lum Citaku (XK), Bojan Lazarevski (MKD), Ilinka Teodorescu (RO), Kamen Balkanski (BG ). Mbledhja u koordinua nga Anna Kasimati, Sekretarja e re Ekzekutive e Rrjetit Kinematografik SEE.

Projektet e financuara janë:
1. PIKË UJI/ Robert Budina SHQIPËRI
2. GIZEM/ Stelana Kliris QIPRO
3. GLORY B/ Konstantinos Antonopoulos GREQI
4. KTHIMI NË MAL/ Antoneta Kastrati KOSOVË
5. JUGOSLAVA/ Ivan Bakrac MALI I Zi
6. “17“/ Kosara Mitić MAQEDONIA E VERIUT
7. INK WASH/ Sarra Tsorakidis ROMANIA

https://www.filmfestival.gr/en/all-news-en/28219-see-cinema-network-awards

VARIETY publikon trailerin e filmit artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”

VARIETY publikon trailerin e filmit artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”, regjia Gentian Koçi, prodhuar nga shtëpia kinematografike ARTALB FILM.

Filmi do të ketë premierën botërore në Tallinn Black Nights Film Festival.

Ky film është kandidatura e Shqipërisë në OSCARS 2023.

https://variety.com/2022/film/global/albanian-oscar-entry-a-cup-of-coffee-and-new-shoes-on-tallinn-1235429044/?fbclid=IwAR0EOw-gp1_zEOh41ySOdh-VyjWqJMC0R7IV-eQ9DpdS8YRJHHD6QMxwSr4

Në Black Box të Universitetit të Arteve do të shfaqen filmat e studentëve, të diplomuar në vitin akademik 2021-2022

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, prodhuar nga shtëpitë kinematografike “Albasky”, “d’Art Production” dhe “Element Studios”, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Ministrinë e Kulturës, në kuadër të marrëveshjes “Pakti për Universitetin”, ditën e enjte me datë 10 Nëntor ora 18.00 në Sallën Black Box në Universitetit e Arteve Tiranë, do të shfaqen filmat “Temë diplome” të studentëve të diplomuar gjatë vitit akademik 2021 – 2022.

“Punë me zarar”, regjia Ardit Vila
“Shkrepe”, regjia Edinjo Jahja
“Lucid”, regjia Enkel Mema
“Fëmija”, regjia Enton Lazaj
“Flatline”, regjia Fatjona Katroshi
“Rasti i çuditshëm i Terezitës”, regjia Renis Hyka

Thirrje për aplikim – «Bridging the Dragon Lab»

Bridging the Dragon Lab, një workshop në fokus të së cilit janë takimet me kineastë të ndryshëm, ku një rëndësi të veçantë marrin edhe prodhimet kinematografike të vendeve lindore, të cilat përfshijnë disa elementë të kulturës aziatike në strukturë (skenar apo stil xhirimi).

Projektet që plotësojnë kriterin e lartpërmendur, mund të aplikojnë deri më 14 tetor 2022 për të marrë pjesë në këtë event, i cili do t’ju japë mundësi që të njiheni më detajisht me tregun e filmit në vende, si: Kina, Japonia, Taivani, Hong Kongu, Singapori, Korea e Jugut.

Ky organizim do të mbahet në Majorka në datat 25-28 nëntor 2022.

Për të aplikuar, si dhe për të marrë informacione të detajuara, ju lutem vizitioni linqet e mëposhtëm:

Webpage: https://www.bridgingthedragon.com/en/project-lab/index.php
Facebook: https://www.facebook.com/photo/?fbid=480974110726869&set=a.432742212216726

Nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anifest 22

Ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anifest 22” organizuar nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë, “Anifest 22” do të zhvillohet nga data 10-14 Tetor në Gjirokastër dhe nga data 14-17 Nëntor në Shkodër.

Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Thirrje për të aplikuar në East Doc Platform 2023

Thirrje për të aplikuar në East Doc Platform 2023, organizuar nga Institute of Documentary Film në Pragë.

East Doc Platform është platforma më e madhe e bashkëprodhimeve, financimit dhe distribucionit enkas për filmat dokumentarë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Për më shumë klikoni këto dokumente:
East Doc Platform 2023 Open Call
East Doc Platform 2023 Eligible Countries
East Doc Platform 2023 Guidelines for Applicants

Zhvillohet në datat: 24 – 30 Mars 2023
Vendndodhja: Pragë, Republika Çeke
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve: 13 Nëntor 2022

APLIKO KËTU (pa pagesë)

Kliko këtu për EVENT-in në Facebook

Në kuadër të «Pakti për Universitetin», nisën xhirimet për realizimin e temave të diplomave, të studentëve të UA (3.1)

Edhe këtë vit akademik 2021-2022, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit «Pakti për Universitetin» mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Universitetit të Arteve, studentëve iu është ofruar më tepër hapësirë dhe mbështetje.

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë filluan xhirimet e filmave artistikë me metrazh të shkurtër – Temë Diplome të studenteve të vitit akademik 2020-2021 të Universitetit të Arteve, dega «Regji Filmi dhe Televizioni».

Filmi “SHKREPE”, skenari dhe regjia Edinjo Jahja, është duke u xhiruar në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës. Ky film do të realizohet nga shtëpia kinematografike “D’Art Production”, producent Gledis Bica.

Në kuadër të «Pakti për Universitetin», nisën xhirimet për realizimin e temave të diplomave, të studentëve të UA (2)

Edhe këtë vit akademik 2021-2022, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit «Pakti për Universitetin» mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Universitetit të Arteve, studentëve iu është ofruar më tepër hapësirë dhe mbështetje.

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë filluan xhirimet e filmave artistikë me metrazh të shkurtër – Temë Diplome të studenteve të vitit akademik 2020-2021 të Universitetit të Arteve, dega «Regji Filmi dhe Televizioni».

Filmat “FEMIJA”, skenari dhe regjia Enton Lazaj dhe “FLATLINE”, skenari Fatjona Katroshi & Enton Lazaj dhe regjia Fatjona Katroshi, do të xhirojnë në qytetin e Durrësit. Këta filma do të realizohen nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” producent Paskal Semini.

Në kuadër të «Pakti për Universitetin», nisën xhirimet për realizimin e temave të diplomave, të studentëve të UA (1)

Edhe këtë vit akademik 2021-2022, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit «Pakti për Universitetin» mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Universitetit të Arteve, studentëve iu është ofruar më tepër hapësirë dhe mbështetje.

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë filluan xhirimet e filmave artistikë me metrazh të shkurtër – Temë Diplome të studenteve të vitit akademik 2020-2021 të Universitetit të Arteve, dega «Regji Filmi dhe Televizioni».

Filmat “Një mollë, një berberhane dhe disa rrugë”, skenari dhe regjia Ardit Vila, dhe “Lucid”, skenari dhe regjia Enkel Mema, do të xhirojnë në qytetin e Tiranës. Këta filma do të realizohen nga shtëpia kinematografike “Element Studios” producent Regis Canameri.