Boost the impact of your films with artificial intelligence 2022 – 2nd Cohort
APPLY HERE
https://largo.ai/application-form
DEADLINE
June 15, 2022
Boost the impact of your films with artificial intelligence 2022 – 2nd Cohort
APPLY HERE
https://largo.ai/application-form
DEADLINE
June 15, 2022
Regjisori Vladimir Prifti festoi 80-vjetorin e lindjes në një ceremoni ku morën pjesë artistë, kolegë bashkëpunorë dhe të afër të tij.
Gjatë kësaj ceremonie Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e tij në kinematografi.
Z. Vladimir Prifti ka një karrierë mbi 40-vjeçare në kinematografi si: regjisor, skenarist dhe producent.
• “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976); skenari Piro Mani dhe Qenan Toro
• “Udha e shkronjave” (1978); skenari Peçi Dado, Vladimir Prifti
• “Kur hidheshin themelet” (1978); skenari Kolë Jakova
• “Era e ngrohtë e thellësive” (1982); skenari Naum Prifti
• “Kush vdes në këmbë” (1985); skenari Naum Prifti, Vladimir Prifti
• “Dhe vjen një ditë” (1987) skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
• “Flutura në kabinën time” (1988) Skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
• “Dasma e Sakos” (1998); skenari Vath Koreshi.
• “Të bekuarit” (2000);
• “Butrinti” (2002);
• “Legjenda e Baltës” (2003);
• Skedë nga një qytetërim i hershëm, dokumentar 2003
• “Rruga Egnatia” (2005).
• “Skënderbeu” dokumentar 2012
Filma me metrazh te shkurter
• Keno, regjia Ergys Peqini, Eurofilm, 2015
• Ardhur nga ëndrrat, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2017
• Rrëfimi i një vrasësi me pagesë, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2019
Filmi artistik «Virgjëresha Shqiptare» regjia Bujar Alimani, një bashkëprodhim midis Shqipërisë, Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës, do të shfaqet në festivalin e filmit «Blue Mountain Film Festival» në Toronto të Kanadasë, më 3 dhe 4 Qershor 2022.
Kjo shfaqje është premierë në Amerikën e Veriut.
Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Kadillak dhe Manaferra», skenari Bujar Alimani, regjia Suela Bako, producente Tefta Bejko dhe 90 Production, është përzgjedhur në konkurim zyrtar në festivalin e filmit «Bali International Short Film Festival», për në Shtator 2022.
Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Përfundojnë bisedimet në Cannes 2022 për arritjen e marrëveshjes së krijimit të fondit të përbashkët ballkanik për kinematografinë
Gjatë marketit te filmit në Cannes 2022, u zhvillua një takim midis Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z.Eduart Makri, Z.Roberto Stabile, si perfaqësues i Ministrisë së Kulturës së Italisë dhe drejtuesve të tjerë të qendrave kinematografike të rajonit të Ballkanit, të Sllovenisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kroacisë, Kosovës, Bullgarisë, si dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Ky takim u zhvillua në kuadër të bisedimeve për të krijuar një fond të përbashkët ballkanik, i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare. Partner i këtij fondi është edhe Ministria e Kulturës së Italisë.
Të gjitha shtetet konfirmuan pjesëmarrjen dhe vendosën që të punojnë për hartimin e një marrëveshje të përbashkët.
Fotografi
Video
Gjatë marketit të filmit në Cannes 2022, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve kinematografike, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC).
Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Kryetarit të QKK, Z.Eduart Makri, dhe Z.Olivier Henrard.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të jetë pjesë e edicionit të 65-të i «Marche du Film», në Kanë, të Francës, tregu më i madh i kinematografise europiane, i cili fillon në datë 17 maj – 25 Maj, 2022 dhe do të presë profesionistë film-dashës nga gjithë bota. Rreth 120 shtete janë të përfaqësuara me stendat e tyre në Marche, mbi 12.500 të akredituar që takohen dhe ndjekin panelet e panumërta në 33 venue të ndryshme, mbi 4.000 filma dhe projekte të prezantuar gjatë Marche-së.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të promovojë prodhimet e fundit filmike të financuara nga QKK, si edhe projektet që janë në fazë përgatitore ose prodhimi. Kineastët pjesëmarrës në Market do të zhvillojnë takime me bashkëprodhues dhe distributorë. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen takime me drejtues të institucioneve ballkanikë dhe evropianë të filmit.
1 – QKK do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kinematografisë me Qendrën e Filmit Franceze (Centre Nationale de Cinema et de l’image Animée).
2 – Gjithashtu do të zhvillohet një takim i rëndësishëm midis drejtuesve të qendrave të filmit në Ballkan dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë e cila përfaqësohet nga Z. Roberto Stabile. Ky takim do të zhvillohet në vijim të nismës për krijimin e një fondi të përbashkët ballkanik i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare.
Në Marketin e Filmit do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër “Mbjellja e Pemëve”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Fabio Seferi, prodhim i shtëpisë kinematografike “Makers Production shp.k” me producent Mateus Cingi.
Stenda e Shqipërisë së bashku me Kosovën është në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 134.