Njoftim për Kineastët

Të nderuar kineastë,

Siç jeni në dijeni në datën 12 Qershor 2019, është miratuar Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përcaktohet se projektet kinematografike per konkurim, duhet të paraqiten për konkurim në gjuhën shqipe dhe angleze.

Sa më siper, lutemi të depozitoni me email:

1. Projektin e përkthyer në gjuhën angleze;

2. Dokumenta shtesë, të cilët demonstrojnë se projekti Juaj ka patur zhvillime që nga periudha kur është aplikuar dhe deri më tani, apo që ndihmojnë për vlerësim sa më korrekt nga ana e Këshillit të Miratimit të Projekteve, sipas aneksit 9 te Rregullores së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, të cilën e gjeni ne linkun:

http://qkk.al/index.php/juridik/rregullore-e-qkk/

Afati i fundit për përditesimin e projekteve, si dhe depozitimin e projekteve në gjuhen angleze do të jetë data 15 Shtator 2019.

Në rast të moszbatimit të sa përcakton Rregullorja e QKK, projekti nuk do të kualifikohet në konkurim.

Njoftim drejtuar Kineastëve dhe Shtëpive Kinematografike

Të nderuar kolegë !

Në vijim të njoftimit të datës 15.11.2018, për hapjen e sezonit të konkurimit për:

a) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë;
b) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- vepër e parë;
c) Projekte për Zhvillim projekti;
d) Projekte për promocion dhe distribucion të veprave filmike,

bazuar në kërkesat e paraqitura nga disa autorë, për shtyrje të afatit të aplikimit, për efekt të afatit ligjor për rregjistrimin e skenarëve në Drejtorinë e të Drejtës së Autorit (45 ditë nga data e plotësimit të formularit), Ju informojmë se:

1. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 31.01.2019.

2. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK.

3. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2019.

4. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

5. Sjellim në vëmendjen Tuaj se duhet sa më parë të merrni masa për rregjistrimin e skenarëve pranë Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, në Ministrinë e Kulturës. Nuk do të pranohet në konkurim asnjë skenar i parregjistruar në DDA.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin !

KRYETARI
Ilir BUTKA

Njoftim drejtuar Kineastëve dhe Shtëpive Kinematografike

Të nderuar kolegë,

1. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurimit për:
a) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë;
b) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- vepër e parë;
c) Projekte për Zhvillim projekti;
d) Projekte për promocion dhe distribucion të veprave filmike.

2. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK.

3. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
a. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
b. Të vizitojnë faqen web të QKK, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, e miratuar në datë 14.11.2018.

4. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

5. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 23.12.2018.

6. Sjellim në vëmendjen Tuaj se duhet të merrni masa për rregjistrimin e skenarëve pranë Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, në Ministrinë e Kulturës.

 

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

KRYETARI
Ilir BUTKA

Thirrje për Minority Co-production dhe projekte të ndryshme kinematografike

Të nderuar kolegë,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e konkurimit për:
1. Projekte të ndryshme kinematografike;
2. Projekte për film artistik metrazh i gjatë, kategoria Minority Co-production.

Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.

Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
2. Të shikojnë Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.

Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 15.09.2018.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

 


 

The Albanian National Center of Cinematography (ANCC) opens the call for:

Feature films in Albanian Minority Co-Production.

Only companies registered at the ANCC are eligible to apply.

The production companies intending to apply with their projects must be aware of the following:

  1. Only production companies registered at ANCC for the year 2018 are eligible for this call.
  2. The production Companies must consult the current Regulation of the Albanian National Center of Cinematography, for the rules and criteria of the application.

The projects shall be submitted for application on the website: www.filmcoproduction.com.

The deadline for submitting the projects (online) is September 15th, 2018.

Thirrje per aplikim

1. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurimit për:

a) Projekte për filma artistikë me metrazh të shkurtër;
b) Projekte për filma artistikë dokumentarë;
c) Projekte për filma artistikë të animuar;
d) Projekte kinematografike për festivale filmi ndërkombëtar.

2. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.

3. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:

a. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
b. Të vizitojnë faqen web të QKK, si dhe link http://qkk.al/index.php/juridik/rregullore-e-qkk/, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.

4. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

5. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 31.03.2018.

http://qkk.al/index.php/indipendent/formular-aplikimi/

THIRRJE PER KONKURIM

NJOFTIM – HAPJA E SEZONIT TE KONKURIMIT PER FILMIN INDIPENDENT dhe BASHKEPRODHIMET NE MINORANCE (MINORITY COPRODUCTIONS)

I.  Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e sezonit të konkurimit të projekte kinematografike për:

  1. Filma të kategorisë Indipendent:
    1. artistik me metrazh të gjatë;
    2. artistik me metrazh të shkurtër;
    3. dokumentar;
    4. të animuar.
  1. Filma artistikë të metrazhit të gjatë, të kategorisë Minority Coproduction.

II.   Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.

III. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:

  1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2017.
  2. Të vizitojnë faqen web të QKK, si dhe link http://qkk.al/juridik/rregullore-e-qkk-se/, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.
  3. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

IV.  Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 31.03.2017.

THIRRJE PER APLIKIM – FESTIVAL FILMI

Të nderuar organizatore te festivaleve te filmit,
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton të gjithë subjektet (shtëpi kinematografike/producentë) se shpall thirrje për:
–      Projekte kinematografike për festivale (kombëtare dhe ndërkombëtare).
II. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.
III. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2017.
2. Të vizitojnë faqen web të QKK, si dhe link http://qkk.al/juridik/rregullore-e-qkk-se/, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.
3. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.
IV. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 31.03.2017.
Për çdo konsultim, pyetje, apo paqartësi, mund të konsultoheni me stafin e QKK me email, telefon, apo duke kontaktuar drejtpërdrejt në zyrat e QKK. Contact: info.qkk@gmail.cominfo@qkk.al, tel: 042378004.
 

NJOFTIM – KONKURS PER FILMIN INDIPENDENT DHE BASHKEPRODHIMET NE MINORANCE (MINORITY COPRODUCTIONS)

NJOFTIM – HAPJA E SEZONIT TE KONKURIMIT PER FILMIN INDIPENDENT DHE BASHKEPRODHIMET NE MINORANCE (MINORITY COPRODUCTIONS)
I. Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e sezonit të konkurimit të projekteve kinematografike për:
1. Filma të kategorisë Indipendent:
a) artistik me metrazh të gjatë;
b) artistik me metrazh të shkurtër;
c) dokumentar;
d) të animuar.
2. Filma artistikë të metrazhit të gjatë, të kategorisë Minority Coproduction.
II. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematograinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.
III. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenëparasysh sa më poshtë:
1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2017.
2. Të vizitojnë faqen web të QKK, si dhe link http://qkk.al/jurid…/rregullore-e-qkk-se/, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtaretë Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.
3. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.
IV. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 31.03.2017.