Shfaqet premiera e filmit “Pritja” në Kinema Millenium nga Roland Sejko

Në ambjentet e kinema Millenium, u shfaq premiera e filmit “Pritja”. Një prodhim i Roland Sejkos, i cili merr shkas nga vizita e Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator 2014. Në debutimin e parë, ai është vlerësuar për realizimin artistik në një rrëfim metaforik, ku gjithçka ndodh në qiell. Filmi përpiqet të afrojë dy kohë: Pritjen zyrtare të një shteti laik në vigjilje të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri dhe kthimin pas në kohën e diktaturës. Filmi bazohet mbi dokumente, foto dhe xhirime nga arkivat e filmit në Shqipëri dhe Instituti Luce.

http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/54995