Hapet thirrja për aplikim në SEE Cinema Network, Sezoni 2024

Të nderuar producentë!

Ju informojmë se është hapur thirrja për aplikim në SEE Cinema Network – sezoni 2024, për:
• Fondin për zhvillim projektesh kinematografike të metrazhit të gjatë që janë bashkëprodhim me shtetet e tjera anëtare të SEE CN.

Jeni të lutur të paraqisni projektet tuaja pranë QKK-së.

Projektet filmike duhet të paraqiten në gjuhën angleze sipas rregullores së SEE CN.

Rregulloren e plotë të SEE Cinema Network, dokumentat dhe formularin e aplikimit për shkarkim, i gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
www.seecinemanetwork.eu

Procedura e aplikimit:
Dosja dërgohet me aplikim të drejtpërdrejtë online në linkun www.seecinemanetwork.eu dhe me email në adresën info@qkk.al prej datës 15 korrik 2024 deri më datë 15 shtator 2024.
Pas shpalljes së projekteve fituese, SEE CN fillon procedurat për lidhjen e kontratës me producentin e deleguar të projektit.

Për çdo informacion apo paqartësi mund të kontaktoni me administratën e QKK-së.


Ndahet nga jeta shkrimtari ynë gjenial, Ismail Kadare

Me hidhërim të thellë, shprehim ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë gjenial Ismail Kadare. Kadare dhe vepra e tij, kanë qënë dhe mbeten të lidhura ngushtë me kinematografinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Kadare shkroi vetë disa pak skenarë filmash shqiptarë dhe vepra e tij u ekranizua nga Franca në Brazil.

I qoftë i lehtë dheu i vendit të tij në të cilin zgjodhi të mbyllë sytë përgjithmonë, duke i lënë njerëzimit dhe shqiptarëve një krijimtari artistike që do të na përfaqësojë me dinjitet ndër shekuj.

Filmi «Hatixhja dhe Shabani» ndër 31 projektet fituese në skemën e financimit «Co-production Support» të Eurimages

Filmi me metrazh të gjatë, «Hatixhja dhe Shabani» i regjisorit Visar Morina është një ndër 31 projektet fituese në skemën e financimit «Mbështetje Koproduksioni» (Co-production Support) të Eurimages.

Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë «Koproduksion në pakicë» (Minority Co-production).

Ky film është një koproduksion i shtëpisë kinematografike:
VICKY BANE UG & SCHULDENBERG FILMS GBR (Germany)
ON FILM PRODUCTION (Albania)
EAGLE EYE FILMS KOSOVA LLC (Kosova)
VERTIGO (Slovenia)
LIST PRODUCIJA (North Macedonia)

https://rm.coe.int/02-2024-172nd-eurimages-meeting-decisions-en/1680b08a7a

Mblidhet KMP e filmit dokumentar, të animuar, dhe projekteve të ndryshme kinematografike për projektet e festivaleve

U mblodh sot në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK) Këshilli Miratues i Projekteve (KMP) të filmit Dokumentar, të Animuar dhe Projekteve të Ndryshme Kinematografike, i cili pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga shtëpitë kinematografike dhe pasi dëgjoi prezantimet e producentëve, vendosi miratimin e financimit të projekteve kinematografike si më poshtë:

1. Anifest 2024 – Projekt SXHJ sh.p.k.
2. DEA Open Air International Film Festival – MMS Nositi sh.p.k.
3. Dropulli International Film Festival – Madi Art p.f.
4. Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë Pogradec – Action Production sh.p.k.
5. KO:SH Film Fest 2024 – d’Art Production sh.p.k.
6. Open Cinema 2024 – Production Cinemania p.f.
7. Tirana International Film Festival 2024 – Tirana Film Institute sh.p.k.
8. Tirana 48 Hour Film Project – Nilor ADV p.f.

QKK falenderon producentët aplikantë dhe anëtarët e KMP.

Aplikimet për projekte të tjera do të hapen së shpejti!


QKK hap thirrjen për financimin e projekteve «Ditë, Javë dhe Festivale Filmit»

Shtëpitë kinematografike që do të paraqesin projekte Ditësh, Javësh dhe Festivalesh filmi, duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për vitin 2024!

Aplikoni me projekte ngjarjesh që do të festojnë artin dhe pasionin për kinemanë botërore, evropiane dhe shqiptare!

Afati i fundit: 12 qershor, ora 16:30

Dërgoni aplikimet tuaja në: info@qkk.gov.al

Çelet pavioni i përbashkët në marketin e filmit, «Marche du Film»

U çel pavioni i përbashkët i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (Shqipëri) në Village International Riviera — №138 në marketin e filmit, «Marche du Film», i cili mbahet gjatë datave 14 — 22 maj 2024, përgjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Të pranishëm, përveç përfaqësuesve të QKK, janë dhe producentë e kineastë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe kineastë shqiptarë të diasporës, të cilët në takime me producentë, distributorë dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare promovojnë filmat më të fundit të tyre të mbeshtetur nga QKK-ja dhe kërkojnë bashkëpunëtorë për projektet e tyre të ardhëshme.