Regjistrimi vjetor i Distributorëve

Fature per arketim

Formular për Regjistrimin e Distributorit

Dokumentacioni për regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë :

1. QKK kryen regjistrimin për herë të parë të Distributorëve, pasi ata kanë paraqitur :
i. Ekstrakt i aktivitetit të shoqërisë, lëshuar nga QKB-Qendra Kombëtare e Biznesit. Statusi i kompanisë duhet të jetë patjetër “Aktiv”.
ii. NIPT.
iii. Vërtetim për pagimin e detyrimeve tatimore/deklaratë në përgjegjësi personale për shlyerjen e tyre. Subjekti duhet të rezultojë pa detyrime fiskale.
iv. Statutin e shoqërisë (në rast se është person juridik).
v. Formularin e regjistrimit në QKK, (të plotësuar nga përfaqësuesi i producentit apo distributorit, të pajisur me autorizim).
vi. Faturë për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në QKK.
vii. Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës së administratorit.

2. QKK kryen regjistrimin vjetor (JO për herë të parë), pasi Distributori ka paraqitur këto dokumenta për regjistrim :
i. Ekstrakt i aktivitetit të shoqërisë, lëshuar nga QKB-Qendra Kombëtare e Biznesit. Statusi i kompanisë duhet të jetë patjetër “Aktiv”.
ii. Vërtetim për pagimin e detyrimeve tatimore/deklaratë në përgjegjësi personale për shlyerjen e tyre. Subjekti duhet të rezultojë pa detyrime fiskale.
iii. Formularin e regjistrimit në QKK.
iv. Faturën që vërteton pagesën e tarifës së regjistrimit në QKK.
v. Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës së administratorit.