Të nderuar kolegë,
1. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurimit për:
a) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë;
b) Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë- vepër e parë;
c) Projekte për Zhvillim projekti;
d) Projekte për promocion dhe distribucion të veprave filmike.
2. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK.
3. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
a. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
b. Të vizitojnë faqen web të QKK, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, e miratuar në datë 14.11.2018.
4. Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.
5. Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 23.12.2018.
6. Sjellim në vëmendjen Tuaj se duhet të merrni masa për rregjistrimin e skenarëve pranë Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, në Ministrinë e Kulturës.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
KRYETARI
Ilir BUTKA