Mblidhet KMP e filmit dokumentar, të animuar, dhe projekteve të ndryshme kinematografike për projektet e festivaleve

U mblodh sot në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK) Këshilli Miratues i Projekteve (KMP) të filmit Dokumentar, të Animuar dhe Projekteve të Ndryshme Kinematografike, i cili pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga shtëpitë kinematografike dhe pasi dëgjoi prezantimet e producentëve, vendosi miratimin e financimit të projekteve kinematografike si më poshtë:

1. Anifest 2024 – Projekt SXHJ sh.p.k.
2. DEA Open Air International Film Festival – MMS Nositi sh.p.k.
3. Dropulli International Film Festival – Madi Art p.f.
4. Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë Pogradec – Action Production sh.p.k.
5. KO:SH Film Fest 2024 – d’Art Production sh.p.k.
6. Open Cinema 2024 – Production Cinemania p.f.
7. Tirana International Film Festival 2024 – Tirana Film Institute sh.p.k.
8. Tirana 48 Hour Film Project – Nilor ADV p.f.

QKK falenderon producentët aplikantë dhe anëtarët e KMP.

Aplikimet për projekte të tjera do të hapen së shpejti!


QKK hap thirrjen për financimin e projekteve «Ditë, Javë dhe Festivale Filmit»

Shtëpitë kinematografike që do të paraqesin projekte Ditësh, Javësh dhe Festivalesh filmi, duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për vitin 2024!

Aplikoni me projekte ngjarjesh që do të festojnë artin dhe pasionin për kinemanë botërore, evropiane dhe shqiptare!

Afati i fundit: 12 qershor, ora 16:30

Dërgoni aplikimet tuaja në: info@qkk.gov.al

Çelet pavioni i përbashkët në marketin e filmit, «Marche du Film»

U çel pavioni i përbashkët i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (Shqipëri) në Village International Riviera — №138 në marketin e filmit, «Marche du Film», i cili mbahet gjatë datave 14 — 22 maj 2024, përgjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Të pranishëm, përveç përfaqësuesve të QKK, janë dhe producentë e kineastë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe kineastë shqiptarë të diasporës, të cilët në takime me producentë, distributorë dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare promovojnë filmat më të fundit të tyre të mbeshtetur nga QKK-ja dhe kërkojnë bashkëpunëtorë për projektet e tyre të ardhëshme.