Përkujtohet shkrimtari Teodor Laço në 85-vjetorin e lindjes

Këtë tetor, u përkujtua në 85-vjetorin e lindjes shkrimtari dhe skenaristi Teodor Laço. Personalitete të artit dhe kulturës u mblodhën për të sjellë në kujtesë jetën dhe veprën e një dramaturgu e skenaristi, një politikani e diplomati, si Teodor Laço.



21 – 26 Tetor 2021: «Java e Filmit Shqiptar» në Shkup

Për herë të parë do të zhvillohet «JAVA E FILMIT SHQIPTAR» në datat 21 – 26 Tetor 2021, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Kinotekën e Maqedonisë.

Do të shfaqen falas për publikun e Shkupit në ekranin e Kinotekës 9 filma artistikë shqiptarë me metrazh të gjatë e të shkurtër.


Filmi «Zgjoi» fion çmimin si filmi më i mirë në kategorinë «1-2 Competition» në Festivalin e Filmit në Varshavë

Filmi «Zgjoi» i regjisores Blerta Basholli ka fituar çmimin si filmi më i mirë në kategorinë «1-2 Competition», në Festivalin e Filmit në Varshavë.

Ky çmim i dedikohet regjisorëve për filmin e tyre të parë ose të dytë të metrazhit të gjatë.

Ky film ështe financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë Bashkëprodhim në Minorancë.

Filmi «Virgjëresha shqiptare» vlerësohet me 2 çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

Filmi «Virgjëresha shqiptare» i regjisorit Bujar Alimani, vlerësohet me dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë:
🏆 SPECIAL JURY PRIZE
🏆 ECUMENICAL AWARD

Ky film është një prodhim i Elsani & Neary Media GmbH / Germany, Potemkino Port / Belgium, 90 Production / Albania, Circle Production / Kosovë.

Qendra Kombëtare E Kinematografisë e ka financuar këtë film në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë.

Filmi gjithashtu është financuar nga:
ZDF ARTE
Qendra Kombëtare e Kinematografisë Kosovë
Eurimages
Europe Creative

Inaugurohet Kinemaja e digjitalizuar në qytetin e Gjirokastrës

Falë Projektit CIRCE mbështetur nga programi Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro, u realizua digjitalizimi i plotë i sallës së Kinemasë në qytetin e Gjirokastrës.

Në datën 14 tetor kjo sallë u inagurua në praninë e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z. Eduart Makri, Kryetarit të Bashkisë Gjirokastër Z. Flamur Golemi dhe të Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Z.Luigi Soreca.

Në kinemanë e qytetit do të vazhdojnë të projektohen filma shqiptarë dhe në muajt në vijim për publikun e Gjirokastrës dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin.



Balkan Film Market SHORT PUNCH

Në bashkëpunim me Torino Short Film Market (TSFM) po kryehn përgatitjet e fundit për BFM Short Punch, një forum «pitching» online për filma të shkurtër nga rajoni i Ballkanit. Ky event, si pjesë e YOU ONLY PITCH TWICE do të jetë një sesion krejt i ri pitching që do të zhvillohet në dhjetor 2021 në bashkëpunim me disa nga emrat më të mëdhenj në rrjetin evropian të «pitching».

BFM Short Punch pitching forum do të zhvillohet online, nëpërpjet platformëss Zoom, më 13 Tetor 2021, nga ora 10:00 deri në 13:00. Informacioni mbi projektin dhe të gjithë «pitches» do të postohen në faqen e internetit të BFM, www.BalkanFilmMarket.com, për producentet e mundshëm dhe shitjet ndërkombëtare.
Në mbrëmjen e 13 Tetorit 2021, në orën 18:00, do të shpallen fituesit.

Regjisori ose producenti i projektit fitues do të ftohet të marrë pjesë në Torino Short Film Market Vol. 6, në Dhjetor 2021. TSFM do t’u ofrojë kineastëve të ftuar një trajnim per pitching nga një trajner profesionist dhe mundësinë për të prezantuar projektin për herë të dytë para një auditori të profesionistëve të industrisë. Kineastët e ftuar do të përfitojnë nga akreditimi falas që ju jep akses në të gjitha aktivitetet si gjatë ditëve të Torino Short Film Market ashtu edhe online, si dhe akomodim për dy netë dhe shumë mundësi per networking.

Nis edicioni VIII i DEA OPEN AIR

Edicioni VIII i Deafilm Film Fest nis më datë 15 Tetor 2021, në amfiteatrin e Akademisë së Arteve.

Edhe ky edicion i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR vjen me një program të pasur me filma artistikë dhe dokumentarë.

Zhvillohet edicioni II i Balkan Film Festival, me Kosovën në fokus

U zhvillua në Romë nga data 06-10 tetor edicioni i dytë i Balkan Film Festival. Ky edicion kishte fokus Kosovën. Përveç filmave të shfaqur gjatë ditëve të aktivitetit u organizuan dhe panele me praninë e kritikëve dhe të ftuarve të festivalit.

Z. Eduart Makri, Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ishte pjesë e aktivitetit dhe bisedimeve për ecurinë e inisiativës së krijimit të Fondit të Filmit Ballkanik, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Italisë.

Festivali i filmit të animuar për fëmijë Anifest A-GJIRO21 zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës

Nata finale është ditën e hënë, më datë 11.10.2021, ora 18:00, në kinemanë e rindërtuar të qytetit Gjirokastër.

Ky aktivitet financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Mbas një pune të lodhshme disa mujore JURIA NDERKOMBETARE vjen në qytetin e gurit të lashtë, mes atmosferës artistike, para publikut Gjirokastrit shpall Filmat europian fitues.

Në datat 12 dhe 13 tetor 2021 juria e fëmijëve të Gjirokastrës në vazhdim të jurive të fëmijëve të Tiranës dhe Shkodrës do të përzgjedhi Filmin Europian Fitues.

Moderatore Eneida Xhelili dhe Arlisa Gushi, drejtor artistik Artan MAKU.

Pune të mbarë festivalit i filmit të animuar për fëmijët 3-10 vjeç!


«Virgjëresha shqiptare», premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës dhe konkurrente për çmimin Filmi më i mirë

Filmi «Virgjëresha shqiptare» i regjisorit Bujar Alimani, premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës duke konkuruar për çmimin Filmi më i mirë.
Ky film është një prodhim i Elsani & Neary Media GmbH / Germany, Potemkino Port / Belgium, 90 Production / Albania, Circle Production / Kosovë.
Qendra Kombëtare E Kinematografisë e ka financuar këtë film në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë.

Filmi gjithashtu është financuar nga ZDF ARTE, Qendra e Kinematografisë Kosovë, Eurimages dhe Creative Europe.