Kandidatura e Shqipërisë në Oscars 2021

Komisionit Përzgjedhës për selektimin e filmit pjesëmarrës në «INTERNATIONAL FEATURE FILM AWARD» – edicioni i 94-të, i përbërë nga:

• Z. Eduart Makri, Kryetar i QKK
• Z. Ylli Pepo, Regjisor
• Z. Bashkim Hoxha, Skenarist
• Z. Ilir Keko, Regjisor
• Z. Kastriot Caushi, Aktor
• Z. Fatmir Koçi, Regjisor

VENDOSI:

Filmi «Dy Luanë drejt Venecias», skenari dhe regjia Jonid Jorgji, prodhuar nga shtëpia kinematografike «EJF Film» sh.p.k, të konkurojë në «INTERNATIONAL FEATURE FILM AWARD» – edicioni i 94-të si kanditatura e Shqipërisë në këtë edicion.


Filmi «Virgjëreshat shqiptare» çel Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës 2021

Filmi artistik «Virgjeresha Shqiptare», regjia Bujar Alimani çel edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë i cili zhvillohet nga data 8-17 tetor 2021.

Regjisori Alimani rikthehet në Varshavë për të dytën herë në konkurrim zyrtar. Pasi fitoi dy çmime me filmin «Delegacioni», skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani GRAND PRIX dhe ECUMENICAL AWARD në vitin 2018, Bujar Alimani rikthehet në Varshavë me filmin e tij të katërt në konkurim zyrtar në një festival të kategorisë A.

Filmi trajton ngjarjen e një vajze në Shqiperinë e veriut të viteve 60. Pas vrasjes së babait të saj, vajza vendos të sakrifikojë feminilitetin dhe të bëhet burrneshë duke vendosur drejtësinë. E gjithë kjo ndodh në një vend ku ështe vendosur diktatura komuniste dhe nuk është e lehte në mes të ndryshimeve politike që ndodhin të ruhet dinjiteti njerëzor, dhe dashuritë të cilat vihen në provë.

Ky film është një prodhim i Elsani & Neary Media GmbH / Germany, Potemkino Port / Belgium, 90 Production/Albania, Circle Production/ Kosovo.

Qendra Kombëtare E Kinematografisë e ka financuar këtë film në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë.

Filmi gjithashtu është financuar nga: ZDF ARTE, Qendra e Kinematografisë së Kosovës, EurImages, Europe Creative


Njoftim për takimin midis QKK dhe Kryetarëve të Shoqatave të Kineastëve

Më datë 22 Shtator 2021, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u organizua takimi me Kryetarët e shoqatave të kineastëve, në të cilën morën pjesë:
Z. Dritan Huqi, përfaqësues i Shoqatës «Albanian Producers and Filmmakers Association»
Znj. Sabina Kodra, Kryetare e Shoqatës «Albanian Woman in Audiovisual»
Z. Jonid Jorgji, Kryetar i Shoqatës së «Kineastëve të Rinj – Belmond»
Znj. Elkjana Gjipali, Shoqata e «Kineastëve të Rinj – Belmond»
Z. Pluton Vasi, Kryetar i Shoqatës «Universal Albanian Cinema»

Qendra Kombëtare e Kinematografisë përfaqësohej nga:
Z. Eduart Makri, Kryetar
Z. Arben Lami, Drejtor i Drejtorisë së Projekteve
Znj. Shqiponja Dauti, Juriste

Ky takim u zhvillua me qëllim për të përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në Ligjin me №146/2014 «Për njoftimin dhe konsultimin publik». Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka nisur punën për miratimin e projektligjit «Për kinematografinë». Qendra Kombëtare e Kinematografisë vazhdon të jetë në pritje të propozimeve, komenteve dhe rekomandimeve të grupeve të interesit.

Në fund të mbledhjes u ra dakord që shoqatat e kineastëve do të dergojnë propozimet e tyre me shkrim për ndryshimet në ligj.

Mbyllet edicioni i parë i East Gate Otranto (EGO)

Edicioni i parë i EGO – East Gate Otranto, u zhvillua nga data 20 – 21 shtator 2021 në Otranto, Itali gjatë OTRANTO FILM FESTIVAL të cilët organizuan bashkë me APULIA FILM COMMISSION
“Cooperation Film Projects beyond the Adriatic”.

Gjatë këtij edicioni mori pjesë dhe Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z. Eduart Makri dhe Z. Bojan Lazarevski Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë se Filmit të Maqedonisë së Veriut.

Ndër aktivitetet e tjera u zhvillua një mbledhje me disa nga përfaqësuesit e Qendrave të Filmit Ballkanike, për planifikimin e programeve Interrreg-Ipa që do të akordohen nga UE, në bashkëpunim me Apuglia Film Commission.


Njoftim për sesion informimi online

Thirrja: European Co-development. Nën programi Media. Evropa Krijuese.

Të nderuar,

Siç jeni në dijeni, thirrja «European Co-development» e programit Creative Europe, ka deadline në datën 17 Nëntor 2021, ora 17:00.
Kjo thirrje zëvëndëson thirrjen e mëparëshme «Development of single project».

Për sa më lartë, Projekti i Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri i fton të gjitha shtëpitë e filmit dhe entitetet që kanë licensën e prodhimit kinematografik dhe audio–vizual, në një takim online, me qëllim shpjegimin e detajeve të kësaj thirrje për propozime.

Takimi online do të mbahet në datën 24 Shtator 2021, ora 15:00 – 16:00.

Linku në të cilin do të mbahet takimi online është: https://us02web.zoom.us/j/82897139632

Edicion i TIFF çelet me premierën kombëtare të filmit “Hive” (Zgjoi)

Ky edicion i TIFF do të çelet me premierën kombëtare të filmit “Hive” (Zgjoi) nga Blerta Basholli, fitues i tre çmimeve kryesore në Sundance Film Festival 2021 në datën 24 shtator.

Ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve, në datën 30 shtator, ora 18:00, në kinema Millenium, do ti paraprijë shfaqja e premierës kombëtare të filmit “Në Kërkim të Venerës” nga Norika Sefa, i cili ka fituar çmim në Rotterdam International Film Festival (2021) dhe në Sarajevo Film Festival (2021).

Për të ndjekur programin e plotë klikoni linkun: http://tiranafilmfest.com/program-2021/

TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL
19th hybrid edition TIFF 2021