Njoftim i rezultateve të projekteve filmike

Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall rezultatet për projektet filmike:
• Filma artistikë me metrazh të gjatë – vepër karriere
• Filma artistikë me metrazh të gjatë – vepër e parë

Zhvillohet «Korça Short Film Festival» 2021 me financimin e Q.K.K.

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ka filluar «Korça Short Film Festival» 2021 me producent shtëpinë kinematografike “d’Art Productions” sh.p.k.

Ky aktivitet zhvillohet nga data 7-10 Korrik.

Tek:Teatri Korçë & Muzeu Arkeologjik Korçë

*Filmat janë me titra në gjuhën shqipe & angleze.


Inspektim në xhirimet e filmit «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur»

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makri bashkë me Drejtorin Ekzekutiv, Arben Lami vizituan produksionin e filmit «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur», gjatë një prej ditëve të xhirimit.

Filmi me skenar dhe regji të Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM” vazhdon xhirimet deri në datën 31 korrik.

Ky film është një bashkëprodhim ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Greqisë.

Gjithashtu filmi është mbështetur financiarisht nga Eurimages – Council of Europe dhe Media – Creative Europe.


Njoftim për ndryshim në Rregulloren e QKK

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatave të kineastëve ka vendosur të aplikojë për herë të parë një mënyrë të re të ngritjes së KMP.

Këshilli i Miratimit të Projekteve me mandat ligjor (Shtator 2021-Shtator 2023), do të përzgjidhet sipas parimit “një anëtar-një votë”.

Të drejtën e votimit në procesin e përzgjedhjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve me mandat ligjor (Shtator 2021-Shtator 2023) e kanë shtetasit shqiptarë që përmbushin kriteret …

Eurimages njofton mbështetjen për filmat e financuar nga QKK, «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur», dhe «Sirin»

Në mbledhjen e 163, Bordi i Menaxhimit të Fondit Eurimages të Këshillit të Evropës ka vendosur të mbështesë 49 projekte të filmave artistikë me metrazh të gjatë, përfshirë 6 dokumentarë dhe 3 filma animacion, për një shumë totale prej 10,816,000 €.

Ndër këto projekte jane edhe projektet e financuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë:

• Projekti filmik «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur», skenari dhe regjia Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike «ARTALB FILM».

• Projekti filmik «Sirin», regjia Senad Sahmanovic, bashkëprodhim midis Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kroacisë, i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në kategorinë Minority Coproduction, me producent shtëpinë kinematografike «On Film Production».

https://www.coe.int/en/web/eurimages/-/49-co-productions-supported-at-the-163rd-eurimmages-board-of-management-meeting

Procesverbali i mbledhjes midis QKK dhe Kryetarëve të Shoqatave të Kineastëve

Më datë 14 Qershor 2021, ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u organizua takimi me kryetarët e shoqatave të kineastëve, ku morën pjesë:
Z. Genc Përmeti, përfaqësues i Shoqatës “Albanian Producers and Filmmakers Association”
Z. Mevlan Shanaj, Kryetar i Shoqatës e Kineastëve Shqiptarë “LUMIERE”
Z. Ndriçim Xhepa, Kryetar i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë
Z. Jonid Jorgji, Kryetar i Shoqatës së kineastëve të Rinj – Belmond
Z. Pluton Vasi, Kryetar i Shoqatës “Universal Albanian Cinema”
Znj. Sabina Kodra, Kryetare e Shoqatës “Albanian Woman in Audiovisual”

Qendra Kombëtare e Kinematografisë përfaqësohej nga:
Z. Eduart Makri, Kryetar;
Z. Arben Lami, Drejtor i Drejtorisë së Projekteve;
Znj. Shqiponja Dauti, Juriste.

Takimi u zhvillua me këtë rend dite:
1. Diskutimi dhe përcaktimi i kritereve për personat që do të kenë të drejtë për t’u regjistruar dhe çertifikuar nga QKK, për të votuar dhe zgjedhur KMP.
2. Diskutimi dhe përcaktimi i kritereve të kandidatëve për anëtarë të KMP.



Procesverbali i mbledhjes

Nisën xhirimet e filmit «I love you more», në kategorinë Minority Coproduction

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në kategorinë Minority Coproduction filloi xhirimet filmi artistik me metrazh të gjatë «I love you more», skenari dhe regjia Erblin Nushi, bashkëprodhim ndërmjet shtëpisë filmike kosovare «Tilia Entertainment», producent Erblin Nushi dhe shtëpisë kinematografike shqiptare «Action Production» sh.p.k, producente Gerta Qurku.

Lajmërim lidhur me procesin e ngritjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve

Qendra Kombëtare e Kinematografisë lajmëron Kryetarët e Shoqatave të Kineasteve se do të nisë procesi i krijimit të Këshillave të Miratimit të Projekteve me mandat ligjor 2021-2023. Ftohen Kryetarët e Shoqatave të Kineastëve në takim konsultativ në ambientet e QKK, më datë 14 Qershor 2021, ora 11:00, me objekt:
1. Diskutimi dhe përcaktimi i kritereve të kandidatëve për anëtare të KMP­-ve;
2. Diskutimi dhe përcaktimi i termit “Kineast”, që do të përcaktojë atë pjesë të komunitetit që do të kenë të drejtë për t’u regjistruar dhe certifikuar nga QKK, për të votuar dhe zgjedhur KMP-të.