Lajmërim për shfaqjen e premierës së filmit «Dy luanë drejt Venecias»

Filmi «Dy luanë drejt Venecias», regjia dhe skenari Jonid Jorgji, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, do të ketë premierën në datën 7 qershor tek Amfiteatri i Liqenit dhe do të vazhdojë të shfaqet për publikun nga data 8-12 Qershor.

Një produksion i Shtëpisë Kinematografike “EJF Production” me producente Elkjana Gjipali, bashkëprodhim me “Blue Hills Pictures”, Saimir Bajo, Petros Antoniadis, David Tozer.

Me aktorët Vasjan Lami, Alissa Huzar, Natalia De Maria, Kastriot Caushi, Alessia Xhemalaj, Luan Aliu, Marjana Kondi, Alessandra Bonarota, Luli Hoxha, Mand Xhuli, Albana Kocaj, Arjeta Dhima.

Trailerin mund t’a shikoni në këtë adresë :
https://www.facebook.com/AlbanianFilmCenter/posts/1904075999766474

Nisën xhirimet e filmit të animuar «Burri»

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, filloi xhirimet filmi i animuar «Burri», me regji të Artur Dautit, prodhim i Shtëpisë Kinematografike «Bunker Film», me producent Eno Milkani, dhe kamera Adi Grishaj.

Në role kryesore Meri Dishnica dhe Ergys Faja. Grimi Pranvera Metolli.

Një film me teknikë të kombinuar me xhirime dhe animacion.

Nisën xhirimet e filmit «Legjenda e Bastunit»

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, sot më datë 20 Maj filloi xhirimet filmi artistik me metrazh të gjatë kategoria Vepër e Parë, me titull «Legjenda e Bastunit», regjia Xhosli Rama, prodhim i Shtëpisë Kinematografike «ERE FILM», producent Mihal Rama.

Shqipëria nënshkruan «Konventën për Bashkëprodhimet Kinematografike»

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se më datë 17 maj 2021 në Këshillin e Evropës është nënshkruar «Konventa për Bashkëprodhimet Kinematografike».

Ambasadorja shqiptare pranë Këshillit të Evropës, Znj. Albana Dautllari, nënshkroi me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, z. Bjorn Berge, «Konventën e Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar)», e cila hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga vendi ynë.

Konventa ishte hapur për nënshkrim nga shtetet anëtare dhe shtetet e tjera palë në Konventën Kulturore Evropiane dhe për aderim nga shtetet e tjera jo-anëtare dhe Bashkimi Evropian, në Roterdam me 30 janar 2017. Vendi ynë është vendi i 35-të që ka nënshkruar Konventën.

Qëllimi i Konventës së rishikuar është të sigurojë një bazë ligjore dhe financiare për bashkëprodhimin e filmave me metrazh të gjatë që përfshijnë kompani prodhimi të krijuara në tre ose më shumë shtete palë. Konventa e rishikuar mund të përdoret gjithashtu si një bazë ligjore dypalëshe në mungesë të një traktati specifik të bashkëprodhimit midis dy palëve.

Pjesëmarrja e një ose më shumë bashkë-prodhuesve, të cilët nuk janë palë është e mundur, me kusht që kontributi i tyre i përgjithshëm të mos kalojë 30% të kostos totale të prodhimit.

Gjithashtu, vepra e bashkë prodhuar duhet të përmbushë përkufizimin e një vepre kinematografike zyrtarisht të bashkëprodhuar të paraqitur në Shtojcën II të Konventës. Kjo Konventë sjell të përditësuara dispozitat e Konventës Evropiane të 1992 për Bashkëprodhimin Kinematografik (ETS Nr. 147), konventë që është ratifikuar nga vendi ynë që më 9 shtator 2009.

Council of Europe Convention on Cinematographic Co-production (revised)

Njoftim për miratim projekti nga K.M.P.

Këshilli i Miratimit të Projekteve, në mbledhjen e datës 12 Maj 2021, miratoi projektin “Filmat Temë diplome e studentëve Diplomantë Bachelor të Universitetit të Arteve, Tiranë-2021”, paraqitur nga shtepia kinematografike “On Film Production” sh.p.k.