Thirrje për Pjesëmarrje

MASTERCLASS | E premte, 27 Shtator 2019, ora 11:00

Në kuadër të Edicionit të 17Tirana International Film Festival, zyra e Marrdhënieve me Publikun e Ambasadës Amerikane në Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë ju ftojnë të merrni pjesë në Masterclass-in që do zhvillohet nga kineastja e mirënjohur amerikane, fituese e çmimeve të ndryshme kinematografike, znj. Lara Stolman.