Përfundon KO:SH Film Fest 2023

Gjatë pesë ditëve të festivalit u shfaqën 42 filma të shkurtër, ku 36 prej tyre garuan në tri kategoritë kryesore si, kategoria e filmit ndërkombëtar, kategoria e filmit studentor dhe kategoria e filmit kombëtar. Ky edicion u zhvillua tërësisht pranë «Kinema Majestic» duke e kthyer kinemanë më të vjetër në Shqipëri përsëri në funksion të filmit. Juria e festivalit ishte e përbërë nga Ilija Piperkoski, regjisor e skenarist (Maqedonia e Veriut), Lulzim Hoti, drejtor i organizatës 7Arte (Kosova) dhe Florenc Zerellari, skenarist (Shqipëri).

Juria vendosi të shpërblejë me çmim, sipas kategorive, 4 filma të cilët janë:
Filmi më i mirë i shkurtër – Bellus | Alexis Pazoumian | Francë
Filmi më i mirë i shkurtër, gara ndërkombëtare – Radio Qetësia | Kerren Lumer-Klabbers | Danimarkë
Filmi më i mirë i shkurtër, gara kombëtare – Prishtinë, 2002 | Trëndelina Halili | Kosovë
Filmi më i mirë i shkurtër, gara studentore – Fundi tjetër i rrugës | Kálmán Nagy| Hungari, Austri

Ndërkohë cmimi i publikut shkoi për filmin «Richter» nga Koloreto Cukali, Shqipëri

Edicioni i sivjetshem i Korça International Short Film Festival, ishte mjaft i suksesshem dhe numri I publikut krahasuar me vitin paraardhës shënoi rritje me 68%. Në muajt në vazhdim, filmat fitues të KO:SH Film Fest, do të shfaqen në disa qytete të ndryshme të vendit. Ndërkohë thirrja për edicionin e rradhës do të hapët në muajt e ardhshëm.